26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Trafikonte fëmijë të mitur nga mosha 1-4 vjeç , arrestohet anglezi

Trevor Saker, 44 vjeç, u dënua në Canterbury Crown Court ditën e djeshme, pasi u shpall fajtor në përpjekjet për të lehtësuar hyrjen e 14 emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Kufirit “UK Border Agency” tha se 44- vjeçari u pohoi oficerëve në kufi se po udhëtonte për nga Franca në Britani pasi kishte marrë këpucë për biznesin e ri të gruas.

Saker u arrestua pas një hetimi nga Njësia e Hetimeve Kriminale dhe Financiare të Zyrës së Brendshme.

I pandehuri, i cili tani banon në Cadiz, Spanjë, po ngiste një furgon me qira të Vauxhall Vivaro kur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Mbretërisë së Bashkuar në Coquelles, Francë në korrik 2018. Oficerët gjetën 14 migrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur pas kutive të kartonit.

Emigrantët u identifikuan si shtetas irakianë dhe shqiptarë. Midis grupit ishin 4 fëmijë të moshës 1 deri në 6 vjeç. I pandehuri u shpall fajtor për asistim në emigracionin e paligjshëm pas një hetimi të plotë dhe gjykimit të mëvonshëm.

Chris Foster, Zëvendës Drejtor i Hetimeve Kriminale dhe Financiare në Home Office, tha se: “Ky i pandehur nuk tregoi asnjë kujdes për sigurinë e 14 personave, përfshirë fëmijë të moshës 1 vjeç, për të mbushur xhepin. Ai tashmë ndodhet para drejtësisë dhe ky është një mesazh se oficerët tanë po punojnë natë e ditë për të luftuar kontrabandën e njerëzve dhe për të siguruar që përgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...