Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht në relieve kodrinore-malore si dhe kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët fillimisht në veriperëndim dhe në qendër.
Më pas në orët e mesditës reshjet do të shpërndahen në pjesën më të madhe të vendit për tu lokalizuar në pjesën lindore në orët e mbasdites. Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.