Edi Rama vazhdon edhe ditën e sotme takimin informal me kabinetin qeveritar në Tepelenë. Në këtë takim, ministrat do të bëjnë një analizë të thellë të punës për secilin dikaster. Një ditë më parë Rama shkroi se kjo mbledhje vjen në kudër të një sezoni të ri reformimesh.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi”, shkroi Rama.
Të gjithë ministrat janë të pranishëm, ndërsa burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime. Kjo u