17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

10 vjeçari në Kuçovë përplaset nga makina, arrestohet shoferi, i mituri është dërguar në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë. Një 10-vjeçar me inicialet N.K është përplasur nga një automjet tip Volkswagen, me targa AB 307 KM.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit,në vendin e quajtur “Lapidari”, tek parku i ri. Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti. Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,që po kryejnë edhe vëzhgime në vendin e aksidentit, për të kuptuar edhe shkaqet e dinamikën e tij. Sakaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratat e tij në lidhje me aksidentit.

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor.

10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...