25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Horsokopi ditor, e martë, 1 Gusht 2023

Dashi

Hëna e re në Ujor mund të koincidojë me një festë ose ngjarje të rëndësishme për ju. Kjo do ju ndihmojë të rrisni popullaritetin sepse energjia pozitive do të ndikojë tek të tjerët duke i bërë që të duan të flasin me ju. Është momenti të nxirrni gjithë krijimtarinë tuaj.

Demi

Nëse keni qenë duke punuar fort për diçka, jeni shumë pranë ditës kur do të merrni mbrapsht shpërblimet. Përvoja që keni mbledhur gjatë kësaj kohe do ju shërbejë për projektet e së ardhmes. Mund të ndieni nevojën për të ndryshuar rrugën tuaj në mënyrë që të përmbushni synimet dhe ambiciet.

Binjakët

Hëna e re në Ujor në sektorin e aventurave do të thotë se gjërat nuk do të shkojnë sipas planit. Ky është momenti që të jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të përqafoni mundësitë. Eksperimentoni pasi drejt jush po vijnë gjëra të mira.

Gaforrja

Hëna përballë diellit në Luan mund të sjellë në vëmendje një problem emocional. Çfarëdo rrethanash që do të shfaqen mund të jenë të lidhura me ndjenjat e përvojave të shkuara. Gjetja e një mënyre për t’i lënë pas do të marrë kohë, por do ju shërojë.

Luani

Hëna e plotë në sektorin e marrëdhënieveju thotë se është momenti për të marrë vendime lidhur me një raport tuajin dhe planet për të ardhmen. Ndjenjat vërshojnë, por dyshimet janë dyfishuar ndaj jepini kohë vetes për t’i parë gjërat me perspektivë dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha

Kjo është një prej ditëve kur mund të reduktoni axhendën tuaj. Faza hënore në sektorin e përditshmërisë do ju gjejë duke kaluar nga diçka në tjetrën. Ndjenjat mund të dalin jashtë kontrollit dhe të sjellin keqkuptime. Shpërndani detyrat nëse mundeni dhe merrni kohën tuaj për gjithçka.

Peshorja

Hëna e re në Ujor do të rrisë ritmin e një romance ose do t’i shtojë pasion lidhjes tuaj. Në të njëjtën kohë, ndjenjat mund të shpërthejnë dhe do të jetë e vështirë të përmbani reagimin. Kjo fazë hënore do të lulëzojë marrëdhënien tuaj nëse ajo po shkon mirë ose do theksojë dyshimet brenda jush.

Akrepi

Është një nga ato ditët kur nuk dëshironi të dilni jashtë dhe preferoni të qëndroni në shtëpi ose të punoni pa rënë në sy. Jeni fokusuar në diçka, ndaj për momentin çështjet e vogla që duhet të zgjidhni i konsideroni bezdi. Qëndrimi në shtëpi është argëtimi më i madh për ju sot.

Shigjetari

Jeni të papërmbajtshëm sot dhe do të flisni më shumë se sa dëshironi të thoni. Të qenurit kaq i drejtpërdrejtë do përkeqësojë gjërat dhe të bëni dikë të ndihet keq. Tregohuni diplomatë.

Bricjapi

Mund të gjeni mënyra për të bërë para duke shitur siç duhet aftësitë tuaja. Përdorimi i metodave të ndryshme do të forcojë përpjekjet tuaja. Keni tendenca për të shpenzuar më shumë se sa duhet.

Ujori

Hëna e plotë në shenjën tuaj do të mbyllë një cikël dhe do të shënojë një arritje, por mund të lidhet edhe me një marrëdhënie në të cilën ndjenjat tuaja do të jenë më të forta se kurrë. Puna do të jetë angazhimi juaj më i madh, ndaj nëse mund të hiqni diçka nga vetja, mos ngurroni.

Peshqit

Dita e sotme mund të jetë momenti për të hequr dorë nga një çështje ose marrëdhënie që ju ka shqetësuar gjatë. Mund të mbyllni gjërat e lëna pezull dhe t’i hapni rrugë mundësive të reja për zhvillim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...