22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

ARRSH jep njoftimin : Shtyhet nisja e punimeve në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës” , shkak bëhen kushtet atmosferike

ARRSH ka informuar se nisja e punimeve për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës shtyhet për nesër.

Shkak për shtyrjen e nisjes së punimeve janë bërë Reshjet e mëdha të shiut që ranë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Punimet do të kryhen për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”. Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

ARRSH thotë se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

DEKLARATË E ARRSH

Punime për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën “TIRANË–DURRËS, SEGMENTI QAFË KASHAR–URA E DAJLANIT”.

Në vijim të njoftimit të mëparëshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.

Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...