19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Përplasja me armë në lokalin e natës në Kosovë, shkon në 20 numri i të lënduarve

Një person ka humbur jetën në një lokal në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 21 persona, 4 prej tyre me armë zjarri dhe 17 të tjerë nga thyerja e gotave dhe qelqeve.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri verbal mes disa të rinjve.

Mësohet se viktima është një 39-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve shumë të rënda. Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka. Sipas tij, viktima, 39-vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në pjesën e barkut.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, raportoi që në orët e para se prej 17 të lënduarve 1 prej tyre është në gjendje kritike për jetën. Sipas tij, 7 persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 10 të tjerë nga thyerja e xhamave etj.

Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacionit dhe është në rrezik për jetën. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar Syla.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, megjithatë ata nuk bënë me dije zyrtarisht se sa është numri i të lënduarve.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

Autoritetet kanë identifikuar të paktën dy të dyshuar për këtë ngjarje. Ndërkohë dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se kanë pasur familjarë që janë plagosur në mënyrë aksidentale, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në sherr.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...