25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Dosja e SPAK/ Bistri i krijonte lehtësira për kazinonë e biznesmenit Pëllumb Gjoka

Në dosjen e SPAK janë bisedat në SkyECC mes biznesmenit Pellumb Gjoka i cili zhvillonte aktivitetin e lojrave të fatit dhe Oltian Bistrit, si shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë.

Nga këto biseda të realizuara në periudhën kohore nga data 25.11.2019 deri më datë 28.04.2020 dyshohet se Oltian Bistri i krijon lehtësira duke përdorur mundësitë që i ofron pozicioni i punës si Shefi i Komisaritit të Policisë Nr.2 Tiranë” thuhet në dosje.

Lidhur me kazinonë në Tiranë, ish Shefi i Operacionales, Oltian Bistri ka komunikuar në SKY me Pëllumb Gjokës, të cilit i raportonte se kur do të kryheshin kontrollet. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

Mesazhet e dërguara nga Bistri tek informonte Pëllumb Gjokën:

Oltian Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës:

Nesër mos e hap. Keto dy tre ditë. Mos i thuaj njeri. Po dy tre dite. Nesër ka aksion nga operacionalja në zonën time. Të lutem mos e diskuto me asnjë se më prish punë shumë. Po mora vesh që do të vijnë aty tek ty do të them vetë. Mirë është mostë jetë hapur.

Më datë 19.02.2020 ora 22.34, Oltian Bistri i shkruan sërish Pëllumb Gjokës:
Nesër në darkë mbylle ose më saktë nesër në darkë do bëhen kontrollet.

Më datë 20.02.2020 ora 00.00

Bistri-Gjokës:

E di, por tani takova të madhin edhe më tha e shtymë për nesër në darke ndaj

Në orën 19.25

Bistri i shkruan Gjokës: Ky i fundit shkruan, tani do filloj për pak, ik futu gjëkundi se si dihet, mos rri në qarkullim e fike telefonin. Po kot mo si dihet. Se di. Akoma sna i kanë sjel emrat dhe vendet. Dr tha, do e heq pikën nga lista. Jo. E din Rebua vetë ska nevojë.

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...