23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Gjendet i dekompozur trupi i një koreani në Shkodër, nuk i përgjigjej telefonatave

Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur në një banesë në qytetin e Shkodrës, ndërsa sipas policisë i përket një shtetasi korean që ishte vendosur në Shqipëri prej disa kohësh. Trupi i dekompozuar është gjetur nga pronari i banesës, të cilit koreani nuk i kishte hapur prej kohësh telefonit.

Sipas policisë së Shkodrës në banesë janë gjetur doza me lëndë narkotike, dhe mbidoza dyshohet të jetë dhe shkaku i vdekjes së 39 vjeçarit korean.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...