29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Filmi ‘Barbie’, hyn në histori, një bilion dollarë vetëm në tre javë

Vetëm tre javë nga premiera e filmit në kinema dhe shkrimtarja/regjisorja, Greta Gerwing, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke kapur shifrën e 1.03 bilion dollarë.

Gerwing është regjisorja e parë femër që ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Duke u nisur nga fenomeni i “Barbenheimer”, nuk është aspak e cuditshme që “Barbi” ka arritur këtë sukses. Dhe për të qënë realist, suksesi i pabesueshëm i kukullës, thuajse ishte i pritshëm.

Kam rreth 30 vite në këtë biznes dhe fenomeni “Barbie” apo “Barbenheimer”, aq sa është i paprecedentë, ishte dhe paparashikueshëm,” shprehet Paul Dergarabedian, analist mediatik në Comscore.

Sipas Dergarabedian, vetëm 50 filma në histori, duke marrë parasysh edhe inflacionin, kanë mundur të arrijnë shifrën bilion dollarë.

Ai ka shtuar gjithashtu se fushata e marketingut për filmin, ishte treguesi i parë që “Barbie” do thyente rekorde në shikueshmëri.

Në një intervistë të dhënë rreth një muaj më parë për Collider, Margot Robbie, e cila luan edhe rolin kryesor në film, është shprehur mjaft e sigurt për suksesin e filmit.

Mendoj se ju kam thënë që mund të kapin shifrën një bilion dollarë, që ndoshta po e teproja, por kisha besim në filmin që po bënim”, ka thënë aktorja.

Pavarësisht kritikave që mund të ketë marrrë, “Barbie” është padyshim fenomeni i këtyre ditëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...