22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Britania rekomandon kufizimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ tek personat në moshë të rritur nën 30 vjeç

Autoritetet britanike rekomanduan të mërkurën që vaksina e AstraZeneca-s kundër COVID-19-s të mos u jepet personave në moshë të rritur nën 30 vjeç, kur është e mundur, kjo për shkak të forcimit të provave se ajo mund të ketë lidhje me një lloj të pazakontë mpiksjeje të gjakut.

Rekomandimi erdhi pasi entet rregullatore si në Britani, ashtu edhe në Bashkimin Evropian theksuan se përfitimet nga marrja e vaksinës vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve edhe pse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut. Autoritetet britanike rekomanduan që personave nën 30 vjeç t’u ofroheshin vaksina të tjera alternative. Por EMA nuk këshilloi kufizime të reja lidhur me moshën e atyre që duhet ta marrin vaksinën, duke ua lënë vendeve anëtare të saj të vendosin nëse do ta kufizojnë ose jo përdorimin e saj.

Disa vende kanë vendosur tashmë kufizime lidhur me vaksinën. Çdo masë në këtë drejtim po vëzhgohet nga afër pasi vaksina, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur se shumë të tjera, është kritike për fushatat globale të imunizimit. Ajo konsiderohet si shtyllë e programit të mbështetur nga OKB-ja, i njohur me emrin COVAX, i cili synon të furnizojë me vaksina disa nga vendet më të varfra të botës. Konferencat për shtyp të enteve rregullatore të BE-së dhe Britanisë u zhvilluan në të njëjtën kohë të mërkurën pasdite. Rezultatet e hetimeve lidhur me raportet për mpiksje të gjakut ngjallën shqetësim në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së AstraZeneca-s.

Agjencia e BE-së i përshkroi mpiksjet si efekte anësore “shumë të rralla”. Doktoreshë Sabine Straus, kryetare e Komisionit të EMA-s mbi Sigurinë, tha se të dhënat më të mira vijnë nga Gjermania, ku është njoftuar një rast mpiksjeje gjaku për çdo 100,000 doza të injektuara. Por ajo vuri në dukje se rastet janë edhe më të pakta në Britani. Një tjetër ekspert, Dr. Peter Arlett, tha se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksina e AstraZeneca-s është më i ulët sesa rreziku që shkaktojnë tek gratë e shëndetshme pilulat që merren për kontrollin e shtatzanisë. Agjencia tha se shumica e rasteve të raportuara janë vënë re tek gratë nën moshën 60 vjeç brenda dy javësh nga vaksinimi, por bazuar në provat e disponueshme deri tani, ajo nuk ishte në gjendje të identifikonte faktorët specifikë të rrezikut. Ekspertët shqyrtuan disa dhjetëra raste që vinin kryesisht nga Evropa dhe Britania, ku rreth 25 milionë njerëz kanë bërë vaksinën e AstraZeneca-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...