9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Rreth 100 milionë euro për ndërtimit të kullës “Mount Tirana” në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Rreth 100 milionë euro përllogaritet të jetë kostoja e ndërtimit të kullës “Mount Tirana” në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit, sipas projektit fitues të studios daneze të arkitekturës, Cebra.

Kompania e listuar si partnere e CEBRA-s dhe që do të ndërtojë këtë kullë, kundërshtuar nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga Lëvizja Bashkë, është ‘Nova Construction 2012’.

Protestuesit dhe një ata që kanë kundërshtuar projektin kanë ngritur dyshime mbi kapacitetet financiare të kësaj kompanie për ta ndërtuar këtë kullë. I fundit që ngriti shqetësim mbi mundësinë e pastrimit të parave në këtë kullë ishte kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Sipas bilanceve financiare të vitit të kaluar të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga vetë kompania, buxheti i saj është tepër modest për të realizuar një investim 100 milionë eurosh, aq sa përllogaritet kulla.

Në fund të vitit të kaluar kompania ka deklaruar totalin e kapitalit dhe të detyrimeve në vlerë rreth 45 milionë euro. Nga këto, 42 milionë euro janë detyrime të saj. Pjesa dërrmuese e kësaj vlere janë në formën e pronave të patundshme që kompania ka ndërtuar, ose ka në proces ndërtimi.

Ndërkohë, për vitin 2022 ‘Nova Construction’ deklaron fitime në vlerën e 1.9 milionë eurove dhe 3.4 milionë euro vlerë mallrash që ka në inventar.

Shifrat pasqyrojnë një gjendje financiare relativisht të qëndrueshme për kompaninë, por shifra e likuiditetit, pra e parave që ajo ka në gjendje për investim është shumë larg vlerës prej 100 milionë euro, që përllogaritet kostoja e kullës në lulishten pas Teatrit të Operës dhe Baletit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...