23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje publike Thethit pas largimit nga PS

Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri.

Çakërri është sistemuar në vendin që më parë mbahej nga Koçeku, e cila së fundmi u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Pas largimit nga mazhoranca, Koçeku ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku shprehet e penduar që nuk reagoi publikisht gjatë debatit për prishjet e ndërtimeve në Thethi disa muaj më parë.

Në postimin e saj, ajo e cilëson atë periudhë si një nga momentet më të vështira të jetës.

“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme”, shkruan Koçeku.

Ish-deputetja rrëfen se përjetoi një ngarkesë të fortë emocionale gjatë atyre ditëve.

“Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba”, shprehet ajo.

Koçeku pranon se në atë kohë nuk reagoi publikisht, megjithëse banorët e zonës i kishin kërkuar të ngrinte zërin dhe të mbronte interesat e tyre.

Në mesazhin e saj, ajo premton se do të përfaqësojë ndryshe qytetarët që i kanë besuar votën.

“Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, përfundon Koçeku.

Deklarata e saj vjen në një moment tensionesh politike dhe debatesh të forta mbi zhvillimet në Theth, duke rikthyer në vëmendje një nga çështjet më të diskutuara të muajve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...