17.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon hetuesit në vendngjarje

Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i zhdukur prej ditësh në rrethana misterioze.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është lokalizuar në një zonë rurale mes Tiranës dhe Elbasanit, në afërsi të fshatit Cerujë. Në vendngjarje ndodhen forca të Policisë së Shtetit dhe efektivë të RENEA-s, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit dhe dokumentimin e plotë të provave.

Burime paraprake bëjnë me dije se ka qenë një dron i policisë ai që ka bërë të mundur lokalizimin e trupit në një humnerë, ku dyshohet se ishte hedhur pas krimit.

Eglant Koçi ishte raportuar i zhdukur rreth dy javë më parë, ndërsa hetimet u përqendruan te miku i tij, Armand Shakaj, i shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë në ambientin ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng dhe më pas është vrarë, kanë fiksuar Shakajn duke transportuar një çantë dhe qese të zeza me përmbajtje të dyshimtë. Hetuesit dyshojnë se në to mund të ketë qenë trupi i pajetë i 34-vjeçarit.

Më tej, sipas të dhënave të mbledhura nga grupi hetimor, Shakaj dyshohet se e ka transportuar trupin me automjetin e tij tip “Porsche”, ku mendohet se e ka mbajtur për më shumë se 24 orë. Më pas ai ka përdorur një karrotrec për të lëvizur automjetin deri në zonën e Ibës, duke pretenduar se makina kishte pësuar defekt.

Automjeti u sekuestrua më vonë nga policia, pasi ishte dërguar për t’u larë në një lavazh. Brenda tij u gjetën gjurmë të dyshuara gjaku, si dhe mjete pune, përfshirë lopata me baltë.

Autoritetet pritet të kryejnë ekspertizat mjeko-ligjore dhe analizat e ADN-së për të konfirmuar zyrtarisht identitetin e trupit të gjetur. Ndërkohë, kërkimet për kapjen e Armand Shakajt vijojnë, ndërsa hetuesit besojnë se zbulimi i trupit mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...