20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ndihmonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit/ Policia e Elbasanit godet grupin kriminal, në pranga 4 shtetas

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që u jepte ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në operacionin e koduar “Rrezja 1”, u vunë në pranga katër shtetas, ndërsa u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit A. S., 40 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës”

Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrezja 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Komisariatin e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor “Rrezja 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasit:
Xh. D., 29 vjeç, R. D., 23 vjeç, J. M., 22 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të katërt banues në Durrës.
Si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit A. S., 40 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit G. S. dhe A. D. (të cilët janë arrestuar më datë 28.09.2020), kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...