26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ministrja Belinda Balluku komunikon situatën në aeroportin e Rinasit/ Do nisin sot fluturimet esenciale, nesër për udhëtarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur nga Rinasi për situatën e krijuar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se nga ky moment në aeroport do të nisin fluturimet esenciale.

Ajo u shpreh se sipas planeve nesër në mëngjes pritet të ketë fluturimet normale për të gjithë udhëtarët.

“Jam këtu për të komunikuar situatën në aeroportin e Rinasit, pas ngjarjes të bllokimit të trafikut, pas greve të paligjshme nga kontrollorët e trafikut ajror. Në këto momente në aeroportin e Rinasit do të nisin fluturimet esenciale. Ato që futen në këtë kategori, këto udhëtime përfshijnë; fluturimet emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Kemi arritur që me një përpjekje të madhe gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë sasinë vaksinave të konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijnë sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar. Dua të informoj të gjithë qytetarët që na kanë shkruar dhe janë të interesuar dhe ata që kanë ardhur sot në aeroport që s’do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi udhëtime komerciale. Por gjatë ditës është duke u arritur për të zgjidhur këtë problem shumë të madh.

Sipas të gjitha planeve tona, do të mitigohet në ditën e nesërme. Nesër dhe gjatë gjithë ditës do të kemi operime normale për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komerciale. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme padyshim që na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve. Megjithatë janë marrë të gjitha të dhënat në këto momente për të bërë një verifikim të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ajror ka rifilluar punën dhe ne po nisim hap pas hapi problemin. Në bashkëpunim edhe me grupet e punës së aeroportit të Rinasit, për të kthyer gjithçka në normalitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...