21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ulet avioni i parë në Rinas pas 24 orësh ndërprerje/ Mbërrijnë 100 mijë vaksina të tjera anti-Covid

Ngërçi i krijuar në Aeroportin Nënë Tereza duket se u zgjidh. Në aeroportin “Nënë Tereza” pasditen e kësaj të marte, kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze kundër COVID-19. Ato janë pritur në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ministrja Manastirliu ka thënë se për shkak të protestës së kontrollorëve të “Albcontrol” plani i vaksinimit është vonuar me 48-orë, por tashmë do të vijohet menjëherë me procedurat për shpërndarjen e dozave.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se nga sot fatmirësisht aeroporti është i hapur për fluturime shtetërore, diplomatike, ushtarake. Ajo shtoi se fatmirësisht me rivendosjen në funksionim të aeroportit u bë e mundur edhe mbërritja e vaksinave.

Ndërsa Ministri Arben Ahmetaj, ka shtuar se Këshilli i Ministrave, ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë të hënën ose të martën e javës së ardhshme, 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...