15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Luigi Soreca rikthehet zyrtarisht me detyrë në Shqipëri,në krye të delegacionit në BE

Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.

Tani do të marr postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ai do mbajë këtë pozicion duke nisur nga data 1 shtator, deri në mbërritjen e kreut të ri të Delegacionit të BE-së.

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel, ndërsa ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT