26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë”, Rama dhe Meloni në kafe në Vlorë

Meloni dhe Rama shfaqen në biseda miqësore, në kafe në Vlorë mes përqafimeve të rrethuar edhe nga të tjerë zyrtarë italianë dhe shqiptarë. Në bisedë ndodhet edhe ambasadori Italian Fabricio Bucci.
Meloni ka pranuar edhe të bëjë disa foto me qytetarët që u ndodhën pranë lokalit ku dy liderët konsumuan kafenë mes tyre shumë Italianë. Vetë kryeministri Edi Rama postoi foto të këtij takimi pasditeje me homologen italiane e cila sikurse duket në foto përshëndet me dorë në Vlorë. Në këtë postim Rama e konsideron Melonin si motrën e vogël të Shqipërisë dhe e falënderon për vizitën në Shqipëri. Meloni do të largohet nga Shqipëia në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”, shkruan Rama.

Mësohet e kryeministrja Italiane ka bërë një vizitë edhe në konsullatën italiane në Vlorë. Meloni mbërriti në Vlorë në 14 gusht ku pas një ftesë të kryeminsitrit Rama ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë në Puglia dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...