12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“As Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren”, Berisha në mbrojtje të të birin për kullën e lartë

Sali Berisha doli sot për të mbrojtur djalin e tij Shkëlzen Berisha duke hedhur poshtë se ai fshihet pas kullës ‘Mali i Tiranës” e cila ka nisur të ngrihet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.
Berisha i quajti shpifje duke folur për një lidhje bashkëpunimi mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha me kryetarin e bashkisë, Erion Velia dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Në konferencën për shtyp Berisha thotë se Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren por se përkundrazi janë favorizuar nga qeveria dhe bashkia e Tiranës:


Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren.
Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë.
Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.
U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë.
Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.
Kjo që bëhet është një batërdi, kjo është një shëmti dhe jam unë që i kam çuar në mënyrë të përsëritur, le që thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba, jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...