25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar të angazhuar për fikjen e zjarrit në Laç

Një zjarr i madh ka ‘ndezur alarmin’, ku janë përfshirë nga flakët 20 hektarë me pisha 30-vjeçare.

Menjëherë pasi është marrë njoftimi, për shuarjen e tij janë mobilizuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter Cougar. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Facebook.

50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, 2 mjete zjarrëfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrëfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.
Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!
”, shkruan Peleshi në Facebook.
Fillimisht u bë e ditur se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin.

Burime për FaxNews informojnë se rrezikohen varrezat e qytetit dhe dy banesa.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.

Në zonë ndodhet dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Një problematikë tjetër është ndihma e erës për përhapjen e flakëve dhe shpërthime granatash të cilat kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...