12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit”, Rama kur pyetet për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e zhvilluar me gazetarët u pyet lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe nëse do të ketë të tilla. Rama i cilësoi si thashetheme

Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë.

Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, në historinë e vet. Është gjëja më e madhe sepse nuk ka pasur asnjëherë ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je, por të vepronte mbi këdo qoftë. Për herë të parë individë të lidhur me forcën në pushtet, nuk është marrë përpara përgjegjësisë, është hera e parë që këta individë merren përpara përgjegjësisë. Është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë sepse pesha e kësaj reforme i tejkalon të gjitha peshat. Është e rëndë sepse lidhet drejtpërdrejt me lirinë e atyre që kanë pushtet. Mund ta humbasin lirinë, nëse e shfrytëzojnë pushtetin për të cënuar të drejtat e publikut apo të drejtat e individëve të tjerë. Ndaj mrekullohem kur dëgjoj se në vend që të jetë një arsye e përbashkët për t’u ndjerë mirë që drejtësia më në fund pas 100 vitesh po vepron si e tillë, kthehet në arsye për të bërë mjau mjau. Unë ndjehem shumë krenar për këtë që kemi bërë. Kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur, por i kam pasur afër., por ama në nivelin e detyrës, kjo ka qenë e paimagjinueshme. Thënë të gjitha këto nuk ka shanse, të paktën sa të jem unë këtu. Nëse të tjerë vijnë këtu, nuk mund të garantoj asgjë. Sa të jem unë këtu, presioni mbi drejtësinë e re, të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve, nuk ka shans. Kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë që të bëhet shteti që kanë ëndërruar ata që e kanë krijuar dhe shteti që i shërben të gjithë dhe ku askush nuk ndjehet mbi të tjerët. Dhe për këtë duhet të jeni të gjithë krenare. Këtu nuk lihet rast pa i nxirë faqen Shqipërisë vetëm për t’i rënë qeverisë, apo mua personalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...