25.6 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Rama për koncensionin e sterilizimit: Nëse individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin ose atdheun do paguajnë

Koncesioni i sterilizimit është një nga punët më të bukura të qeverisë sipas kryeministrit Edi Rama.Sa i përket atyre që kanë shkelur kontratën apo janë nën akuzë, duke e cilësuar një gjynah ndaj popullit ose atdheut paralajmëroi se do paguajnë.

Rama deklaroi se kur ne zgjedhim ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se çfarë bëjnë ata në të ardhmen.

“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë. Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen.
“Por, s’mund të bëjmë parashikime paraprake se kush do i rezistojë tundimit dhe kush jo. Në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Ka disa më të fortë, e disa më të dobët. Ka nga ata që pyesin dhe ata që s’pyesin për ato që pushteti ta jep si tundim. Them se duhet ta shohim si diçka pozitive dhe përgjegjësi individuale që dikush nuk e mban dot peshën e tundimeve për të bërë 1 rrugë e 2 punë dhe rezultateve të punës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...