23.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

E rëndë/I mori përpara treni, vdesin 5 punëtorë të hekurudhës në Torino

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, Itali ku 5 punëtorë kanë humbur jetën.
Mësohet se këta të fundit po rregullonin hekurushën kur janë përplasur nga treni, që ecte me 160 km/orë.

Dy të tjerë mbetën të padëmtuar për mrekulli. Aksidenti ka ndodhur, siç raportojnë karabinierët, pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor Brandizzo.

Për momentin identifikimi i viktimave është ende në proces dhe kompania për të cilën ata punonin është nga Borgovercelli (Vercelli). Shoferi i trenit, në gjendje të dukshme shoku, u kontrollua nga një ambulancë dhe u dërgua në shtëpi.

Mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, treni ka qenë bosh pasi transportonte vagona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT