21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Uragani shkakton dëme të mëdha në Florida dhe Xhorxhia, gati gjysmë milioni njerëz pa energji elektrike

Uragani Idalia goditi të mërkuren rajonin Big Bend të Floridës me erëra me shpejtësi prej 200 kilometrash në orë dhe shira që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të rënda të shtëpive, bizneseve dhe makinave.

Stuhia më pas përfshiu shtetin e Xhorxhias me erëra me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë, duke përmbytur rrugët dhe duke detyruar evakumin e shumë banorëve.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se nuk kishte vdekje të konfirmuara në Florida, pavarësisht se dy aksidente fatale të trafikut në dy qarqe mund të jenë të lidhura me stuhinë.

Zyrtarë shtetërorë, 5500 trupa të Gardës Kombëtare dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit, inspektimin e urave, pastrimin e rrugëve nga pemët e rrëzuara dhe objekte të tjera, si dhe për të ndihmuar këdo që mund të jetë në rrezik.

Gati gjysmë milioni njerëz në Florida dhe Xhorxhia mbetën pa energji elektrike. Edhe shtetet e Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut pritet të ndikohen nga shiu dhe erërat e forta që po sjellë uragani Idalia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....