25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit , arrestohet 34-vjeçari në Shijak

Është arrestuar nga policia një 34-vjeçar, i cili pak ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësor. Në pranga përfundoi shtetasi F. K i cili pas aksidentit që shkaktoi, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas fshehu makinën në Shijak.

Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policise:

Aksidentoi me pasojë vdekjen një 59-vjeçar, më datë 25.08.2023, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.

Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...