26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Ndërtimi i HEC-it në Mirditë ngriti banorët në protestë/ Policia arreston organizatorin e protestës dhe tre qytetarë të tjerë

Ndërtimi i një hidrocentrali dhe një fabrikë uji në fshatin Thirr të Mirditës nxori ka ngritur në protestë ditën e djeshme, banorët e zonës të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët.

Policia e Lezhës ka arrestuar organizatorin e protestës së djeshme në Thirrë të Mirditës, kundër ndërtimit të HEC-it si dhe tre qytetarë të tjerë.

Në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fan, Mirditë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; E. B., 22 vjeç, E. B., 21 vjeç dhe Ç. G.,22 vjeç, banues në Kosovë.

Në gjendje të lirë janë proceduar edhe 30 persona të tjerë, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...

Menjëherë pas arrestimit, policia kontrollon banesën e Uljan Shpatarakut në Tiranë

0
Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e Policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën...

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...