26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Drogë dhe armë të ftohtë me vete / Policia e Tiranës arreston 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi janë kapur me drogë dhe armë të ftohtë.

Kështu, në pranga u vunë shtetasit M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Po kështu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur  për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...

Menjëherë pas arrestimit, policia kontrollon banesën e Uljan Shpatarakut në Tiranë

0
Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e Policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën...

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...