6.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Vrau babain me eksploziv në Selenicë, ky është 23-vjeçari që futi në kurth të atin

Mato Glluçaj, 23-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij të verbër Durmish Glluçaj.

Mësohet se Gllucaj vendosi eksploziv në sobë, për tu hakmarrë ndaj të atit, pasi e dhunonte vazhdimisht. I riu është vënë në prangat e policisë dhe hetimet për ngjarjen po vijojnë.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik. Sipas policisë 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT