37.3 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

“Ky është vetëm një fillim i ri”,Rama çel Asamblenë Kombëtare: Kemi 1001 arsye për të qenë krenar

Kryeministri Edi Rama ka çelur Asamble Kombëtare të Partisë Socialiste. Një Asamble të cilën e ka paralajmëruar prej kohësh së bashku me ndryshimet e reja që do të bëjë në qeveri.

“Ky është vetëm një fillim i ri”,
kanë qenë fjalët që çelën Asamblenë e 4 shtatorit. Rrugëtimi nuk ka mbaruar aq më tepër që të jenë kapur majat, pro Kryeministri shprehet se ka 1001 arsye për të qenë krenar për punën e bërë deri tani.

Rama është ndalur te turizmi, për të cilin thotë se më parë Shqipëria ishte sinonimi i pasigurisë dhe plehrave, ndryshe nga puna e bërë vitet e fundit, veçanërisht sivjet, ku thekson reklamimin e bërë nga mediat ndërkombëtare për të vizituar jo vetëm bregdetin shqiptar por dhe vende të tjera.

Rama: Të kuptohemi drejt, ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam që të arrijmë në fund të kësaj dekade, sfidat e Shqipërisë 2030 janë ende të mëdha. Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar.

Më parë Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë dhe plehrave. Për turistët e pakët që vinin, kryesisht nga ish-vendet komuniste, ky ishte një vend zhgënjyes tek i cili nuk donin më që të ktheheshin.

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë në muajin korrik, u shkarkua i gjithë sekretariati i PS, të cilët do të zgjidhen nga Kongresi i PS-së në fund të shtatorit. Në muajin korrik, Damian Gjiknuri u shkarkua nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm në PS, duke u zëvendësuar nga Blendi Klosi.

Sakaq pati ndryshme në Ministrinë e Brendshme. Taulant Balla u emërua si Ministër i Brendshëm, pasi Bledi Çuçi u shkarkua nga detyra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...