37.3 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

GJKKO del me vendimin e fundit për Ilir Beqjan

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetim pasuror ndaj ish ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqja.

Referuar vendimit për dosjen e sterilizimit gjykata kërkon të bëhet hetim pasuror ndaj Beqaj për të kuptuar se pse ka ndikuar dhe favorizuar që kompania “Sani Service” të fitojë koncensionin e sterilizimit.

“E gjithë veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar në detaje nga personat nën hetim, është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak të njohjeve personale të këtij shtetasi dhe shtetasit italian Umbro Staçini me ish Ministrin e Shëndetësisë z.llir Beqaj apo është rrjedhojë e përfitimit të parregullt që rrjedhë nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë. Për këtë nevojitet një hetim pasuror”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Në vendim e firmosur nga gjyqtari Erion Bani kërkohet që SPAK të marrë nën hetim ish-ministrin Beqja dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gentian Këri, Spiro Kuro, Leonard Grashi dhe Hektor Balluku për shpërdorim detyre. Ndërkohë burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije që po hetohet në procedim tjetër jo vetëm ish-ministri shëndetësisë Beqja, por edhe ai i financave Shkëlqim Cani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...