15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

‘Drejtësia e pavarur është kryebeteja e Partisë Socialiste, mos mendoni se…’,Rama nuk i kursen socialistët

Në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një pjesë të fjalimit ët tij, socialistëve dhe ëndrrës së tij për Shqipërinë Evropiane. Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar socialistëve duke u thënë se disa prej tyre mendojnë se pushteti politik, tërheq prej hundësh pushtetin gjyqësor.

Drejtësia e pavarur, thekson vazhdimisht Kryeministri është përgjegjësia dhe detyrimi më i madh për qeverinë socialiste, ku shpreh mbështetjen absolute të SPAK.

Edi Rama: Shikojeni momentalisht se çfarë po diskutohet mes nesh dhe Greqisë, ose më saktë çfarë po kërkojnë ata nga ne, si ndodh kjo, që qeveria greke nuk dëgjon asnjë argument. Ajo është një çështje për të cilat organet e reja të drejtësisë kanë dhënë vendimet e tyre. Ne skemi asnjë debat real për të bërë me palën greke, e nisa këtu, sepse raporti i lirisë i përmbysur kokë e këmbë nga vullneti politik, është qasja jonë e re ndaj drejtësisë. Ne mbështesim dhe inkurajojmë pa kushte organet e reja të drejtësisë, është një qasje që bie ndesh me incercinë e 111 viteve. Shumë edhe prej jush këtu mendojnë se pushteti politik, tërheq prej hundësh pushtetin gjyqësor. Duhet ta dini shumë mirë se nga minuta e parë e jetës e kësaj qeverie nën drejtimin tim, drejtësia e pavarur është kryebeteja e Partisë Socialiste.

Rama: <em>Shqipëria Europiane për mua është ëndrra më e madhe me sy hapur, më zgjon më shpejt nga të gjithë ju, më mban në këmbë më gjatë se të gjithë ju, dhe më bën të fle më vonë se të gjithë ju. Se di sa prej jush mendojnë megjithë zemër se këtë vend mua ta bëjë vetëm Partia Socialistëve. Po të mos e shikoja ëndrrën e Shqipërisë Europiane as që do të kisha hyrë në politikë, dhe as do mbaja në kurriz dhe në fytyrë më shumë sesa të gjithë ju së bashku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...