19.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

“Ish fatorino tashmë është në top-listën e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarder

Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, shkruan për Pëllumb Salillarin se “ish fatorino tashmë është në top-listën e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarder.

Maliqi që prej humbjes së 14 majit, ka bërë denoncime të vazhdueshme ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve sikurse dhe në SPAK e thekson se beteja do të vazhdojë.

Lefter Maliqi:
Kulmi i çdo babëzie! Abuzimi me paratë e shqiptarëve!

Ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari në ‘Top-listën e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarderë të pasuruar gjatë qeverisjes së ‘Rilindjes’.

Skandal!

Rilindja urbane i ka kushtuar qytetarëve 2.2 Miliardë Euro, ku përfitues janë vetëm 5 Kompani. 5-fishi i aferës së inçeneratorëve!

Ish-fatorinua, Oligarku Salillari ‘pengmartësi’ i Hajdarit të Bashkisë Kuçovë, të grabitur më “14 Maj”, ka përfituar më shumë se shuma e inçeneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe nuk mjaftojnë vetëm këto por dhe shumë biznese si gurorja në Urë-Vajgurore, e kudo ku ka ndërtuar e po ndërton; në mal, fushë e lumë, apo në dëm të “Zonave të Mbrojtura në mënyrë abuzive dhe pa leje. Merret nën hetim, mbyll hetime, vazhdon të jetë nën hetim përsëri, por ende “SPAK” nuk vepron megjithë këto skandale! Ndërkohë që burgosen qytetarë se ndertojnë një gardh, një çati, një mur, një kasolle, kurse paratë e Oligarkut, lekët e vjedhura të shqiptarëve, hedhin ujin përpjetë!

Kulmi!

ish -fatorinoja, tanimë Oligarku super miliardier, shkelës ligji, ndikon në Qeveri zgjedh Kryebashkiakë, emëron Drejtues Policie, vendos emra për Deputetë etj. etj. Nëse nuk dënohet nga Drejtësia, mëkatet s’ti fal Zoti!

Ikën rinia, varfërohet populli, lulëzon krimi, korrupsioni dhe s’mund të ndalet kur sheh që një ish-fatorino shndërrohet në ‘Oligark Supermiliarder’, shkelës ligji, dëmtues i pronave dhe zonave të mbrojtura, që dhunon qytetarët, duke përdorur “Policinë e Shtetit”! Helmon me guroren banorët, tjetërson votën e lirë etj. etj.

Mjerë vendi në dorë të kujt ka rënë!

Në dorë të të paaftëve, servilëve, hajdutëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit. Ndoshta prangat e Drejtësisë, pengohen e vonohen, por ndëshkimi i Zotit do të bjerë mbi këdo që ka bërë keq, ka abuzuar dhe ka bërë mekat, tek njerëzit dhe pronat e tyre.

Nuk ka kthim pas!

Përpara se të jem politikan, jam njeri i së drejtës dhe i ligjit dhe nuk do e pranoj asnjëherë për asnjë arsye apo presion, t’i nënshtrohem pushtetit të krimit duke heshtur!

Beteja ligjore mediatike e politike, kundër mafies, krimit, oligarkëve që kanë lyer duart me djersën, sakrificat dhe gjakun e shqiptarëve do të vazhdojë deri sa e drejta të triumfojë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT