24.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

“Veprimtari në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, Maqedonia e Veriut dëbon diplomatët rus

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të shtunën, më 16 shtator, se diplomatët rus janë dëbuar për shkak të “veprimtarisë së tyre në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, pa dhënë detaje tjera se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.

“Më 12 shtator, ambasadori i Federatës Ruse është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën janë shpallur persona non grata [persona të padëshiruar] tre diplomatë në Ambasadën e Federatës ruse në Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Informacionin për shpalljen e diplomatëve rusë si “persona të padëshiruar” fillimisht e ka bërë të ditur Ambasada Ruse, më 15 shtator.

Vendimi i MPJ-së së Maqedonisë së Veriut është publikuar në rrjetin social X – që më herët njihej si Twitter –dhe në postim është përcjellë komenti i zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Për Rusinë, shpallja e tre diplomatëve të padëshirueshëm është një “akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor”.

“Më 12 shtator, autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pa sqaruar arsyet, i shpallën ‘persona non grata’ tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup. Hapi i papërgjegjshëm dhe armiqësor i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhet në deklaratën e Ambasadës ruse.

Në mars dhe prill të vitit 2022, Maqedonia e Veriut kishte dëbuar 11 diplomatë rusë, me arsyetimin e njëjtë, përkatësisht “shkeljen e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike”.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, Rusia kishte dëbuar një diplomat maqedonas nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Në Ambasadën ruse në Shkup janë raportuar se janë gjithsej 19 diplomatë rusë, së bashku me ambasadorin dhe dy përfaqësues ushtarakë.

Pas agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, iu bashkua vendeve perëndimore që dënuan agresionin dhe vendosën sanksione kundër Federatës Ruse. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në disa raste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm brutal ndaj katër punëtorëve nga Kosova në Itali, njëri në gjendje të rëndë

0
Katër punëtorë nga Kosova janë sulmuar brutalisht nga disa persona në Trieste të Italisë, të cilët dyshohet se ishin të armatosur me thika, çekiçë...

Publikohet emri i shqiptarit që i dha fund jetës në burgun e Spanjës

0
Është bërë publik emri i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg të Spanjës. Bëhet fjalë për Jurgen...

Gaza mbetet vendi më vdekjeprurës për punëtorët humanitarë: 186 të vrarë në 2025

0
Gaza ishte sërish vendi më vdekjeprurës në botë për punëtorët humanitarë, për të tretin vit radhazi, me 186 persona të vrarë gjatë vitit 2025,...

I shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore, i akuzuari për vrasje largohet...

0
Një shtetas taxhik, i shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore në një çështje vrasjeje, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pasi kishte...

“Kam humbur besimin tek ju”/ Nënkryetari i FIFA-s shpërthen ndaj Infantinos: “Lidershipi juaj është...

0
Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe nënkryetari i FIFA-s, Sándor Csányi, ka kritikuar ashpër presidentin e organizatës, Gianni Infantino, duke vënë në pikëpyetje...