32 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Familjari i Ervis Martinaj dorëzon në SPAK kodet e “SKY” që përdorte “mbreti” i lojrave të fatit

Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

jë person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”,

Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjiha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë. Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar. Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...