19.5 C
Tiranë
Wednesday, April 15, 2026
spot_img

Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjakut! Kurti: Operacioni vijon

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe. Gjatë përleshejeve u plagosën dhe 3 policë si dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona, që dyshohet se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.

Flamujt e të gjithë institucioneve u ulën sot në gjysmë shtizë dhe do të mbahen nderimet e rastit ndërsa pasdite në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e lamtumirës.
Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrisë.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se operacioni për kapjen e anëtarëve të grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës do të vijojë dhe se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se gjatë operacionit ishin sekuestruar qindra armë e municione.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim” shkruajti Kurti në një postim në plaftormën “X”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i fokusuar. Ditë e mirë për të përfunduar projekte dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Stabiliteti është në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
Më 15 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte përgjithësisht të favorshme në të gjithë territorin. Gjatë ditës priten...

Xhixho: Mazhoranca rrëzoi uljen e çmimit të naftës, qytetarët po përballen me rritje kostosh

0
Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas votës së mazhorancës në Komisionin e Ligjeve kundër projektligjit të kësaj force...

Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në “BB VIP 5” – zbulohet zarfi

0
Pas Rogertit dhe Mirit, Selin është bërë banorja e tretë që ka thyer kutinë e fundit të emergjencës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP...

Rama i dorëzon dokumentet shqiptare Eric Adams: “Shpejt do mësoni edhe shqip”

0
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë punimeve të...