23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Parashikimi i motit, e hënë, 25 Shtator 2023

Dashi

Përfitoni nga influenca pozitive e Mërkurit për ta përmirësuar marrëdhënien në çift. Tregohuni sa më të sinqertë me partnerin. Në planin financiar do të keni energjinë e duhur për ta stabilizuar sa më shpejt situatën.

Demi

Sot nuk duhet ta lejoni veten të shqetësohet nga sjellja e të tjerëve dhe sigurisht që nuk duhet të merreni me biseda që çojnë askund por vetëm në tensione.

Binjakët

Jetën në çift do ta mendoni si një aventurë të bukur sot dhe do të përjetoni emocione të reja. Sektori i financave do të jetë i qetë. Përfitoni nga kjo situatë.

Gaforrja

Sot është një nga ato ditë që e vendosni ju se si do të rrjedhë. Që nga planet e së ardhmes e deri tek vendimet më të vogla.

Luani

Tregohuni më të disponueshëm për partnerin/en gjatë kësaj dite. Financat do të jenë të mbrojtura gjatë gjithë kohës. Vazhdoni me të njëjtën maturi.

Virgjëresha

Organizoni ditën tuaj me planifikim dhe metodologji në mënyrë që zhvillimet të vijnë në mënyrë harmonike dhe në avantazhin tuaj.

Peshorja

Do të jetë ditë e vështirë për të dashuruarit. Do të debatoni ashpër me partnerin dhe do të prekni tema delikate. Në planin financiar do të jetë momenti ideal për të konsoliduar situatën.

Akrepi

Do të ketë shumë mundësi që ju arrini qëllimet tuaja. Forca dhe energjia juaj ju ndihmojnë të merrni një fund vendimtar për shumë çështje që kanë ngecur në të kaluarën.

Shigjetari

Ditë e qetë dhe pa asnjë vështirësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjërat do rrjedhin normalisht. Në aspektin financiar, situata do të jetë shumë e mirë.

Bricjapi

Një tension në shtëpi do t’ju trishtojë, kështu që të jeni të durueshëm. Profesionalisht do të jetë e lehtë për ju të shprehni ide të reja.

Ujori

Ju që jeni në një lidhje mos hezitoni të pranoni ftesat që do iu bëjë partneri/ja për të provuar diçka të re. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.

Peshqit

Sot do të keni shumë aktivitete dhe nuk do të keni kohë të lirë për të bërë atë që dëshironi. Por ju duhet të pushoni për të menaxhuar të gjitha punët tuaja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...