33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Altin Mera i vetëdorëzohet forcave të Policisë

Ka rënë në pranga 1 ditë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Altin Mera. Ky i fundit akuzohet se bashkë me vëllain e tij, Muhamet, vranë me kallashnikov në fshatin Luzni të Dibrës, 50-vjeçarin Xhetan Konesha.

Policia bën me dije se  Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar nga fshati, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

Muhamet dhe Altin Mera hapën zjarr ndaj Koneshës me automatik, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruan armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll.

Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...