10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

SHBA / Vdes në burg, mashtruesi më i madh i kohëve moderne

Bernard Madoff, ideatori i mashtrimit më të madh financiar në historinë e SHBA, që zhvati 65 miliardë dollarë nga dhjetëra mijëra klientë, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare, sipas Associated Press.

AP citon burime të paidentifikuar që thonë se Madoff vdiq nga shkaqe natyrore. Ai do të mbushte 83 vjeç më 29 prill.Madoff po vuante dënimin me 150 vjet burg në qendrën federale të kujdesit të burgjeve në Butner, North Carolina, ku po kurohej për një sëmundje terminale veshkash, siç e quajti avokati i tij.

Ai pranoi fajin më 2009 për një skemë financiare që sipas hetuesve ka nisur që në fillim të viteve 1970 dhe mashtroi 37 mijë persona në 136 vende gjatë katër dekadave, deri në momentin kur u kap, më 11 dhjetor 2008, spiunuar nga dy djemtë e tij. Viktimat e tij përfshinin investues të famshëm – si regjisori Steven Spielberg, aktori Kevin Bacon, ish-pronarin e New York Mets Fred Wilpon, fituesin e Çmimit Nobel për Paqen Elie Weisel — e të panjohur, si Burt Ross, i cili humbi 5 milion dollarë.

Në qershorin e kaluar, gjykata i mohoi kërkesën për lirim, duke thënë se Madoff kreu një nga krimet më të mëdha financiare të të gjitha kohërave dhe shumë njerëz ende po vuajnë.

Bernard Lawrence Madoff u lind në Queens, New York, më 29 prill 1938, bir i Sylvia dhe Ralph Madoff, një hidraulik që u bë stockbroker (person që blen e shet aksione në bursë për persona të tjerë).

Familja Madoff
opennews.al

Për më tepër se 50 vjet, Bernie Madoff ishte i njohur në Wall Street, menaxher i madh parash që themeloi firmën e tij në moshën 22 vjeç dhe u bë kryetar jo ekzekutiv i Nasdaq më 1990. Atij i njihet zhvillimi i disa sistemeve dhe strukturave të tregut që e lëvizën tregun e aksioneve përtej zonave të bursave dhe solli ngritjen e tregtisë moderne, elektronike.

Por jetë e tij u shemb më 2008, gjatë krizës financiare.

I mbytur nga kërkesat e klientëve për t’u kthyer paratë, Madoff nuk mund ta vazhdonte më tej mashtrimin. Më 10 dhjetor 2008, iu rrëfye djemve të tij, Mark dhe Andrew, se biznesi këshillues i investimeve ishte i gjithi gënjeshtër. Madoff shpresonte të fitonte pak kohë për të shpërndarë qindra miliona dollarë si shpërblime për punonjësit, dhe më pas ta mbyllte firmën. Por Mark dhe Andrew, të cilët ishin menaxherë të lartë në operacionin tregtar të firmës – që operonte më vete nga biznesi mashtrues këshillimor – nuk deshën të kishin të bënin me asgjë prej kësaj  dhe njoftuan autoritetet.

Një ditë më vonë, më 11 dhjetor 2008, FBI bastisi zyrat e tij në Lipstick Building në Third Avenue në Manhattan.

Më 12 mars 2009, Madoff pranoi fajin për 11 krime federale dhe pranoi se po operonte skemën më të madhe private piramidale në histori. Tre muaj më pas u dënua me dënimin maksimal: 150 vjet burg dhe dëmshpërblim prej 170 miliardë dollarësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...

Reagimi i ish-të dashurës së Klodianit ndez rrjetin: “Po ngre dolli që s’kam pse...

0
Drama jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4” po rivalizon atë brenda, teksa vëmendja e publikut është përqendruar tek afrimiteti i krijuar mes...

Studenti 25-vjeçar arrestohet në SHBA: Planifikonte masakër në kampusin universitar, policia i gjen arsenal...

0
Një student i Universitetit të Delaware është arrestuar sot në Shtetet e Bashkuara nën akuzën për planifikimin e një sulmi të armatosur masiv brenda...