7.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arrestohet 45-vjeçari në Pogradec, U kap duke trafikuar 52 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut

Drejtoria vendore e policisë Korçë ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas me drogë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se i arrestuari u kap në Pogradec, ku gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjetën rreth 50 kg cannabis. Dyshohet se shtetasi Klodian Kllomollari ka qenë gati për ta trafikuar drogën, fillimisht drejt Maqedonisë e më pas drejt Greqisë.

Arrestimi i tij u bë me metoda speciale me proçedim, ndërsa vijojnë hetimet pasi mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 16”. Sekuestrohen 52.6 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 45-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 16”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. K., 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasi i mësipërm do të trafikonte me automjetin e tij një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e 45-vjeçarit në fshatin Vërdovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT