20.4 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Lojërat Olimpike Verore 2024, AirBnb i bën thirrje parisienëve të japin shtëpit me qera

Në kohën e mbajtjes së Lojërave Olimpike Verore më 2024 në Paris , AirBnB u ka bërë thirrje parisienëve që t’i japin shtëpitë e tyre me qira, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Brian Chesky.

Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters që sa më shumë mundësi që ofrohen, çmimet do të jenë më të përballueshme.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa rriten shqetësimet se çmimet mund ta prekin kulmin për Lojërat që do të mbahen në gushtin e vitit të ardhshëm, dhe për pasojë, për disa do të jenë të papërballueshme.

Shumë njerëz kanë nevojë për strehim. Parisi nuk ka mjaftueshëm dhoma hoteli për t’i akomoduar të gjithë ata njerëz”, ka thënë Chesky.

Zyra e Parisit për Turizëm pret që 16 milionë njerëz ta vizitojnë rajonin e Parisit për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike.

Sondazhet kanë treguar që më shumë se 20 për qind e njerëzve në Paris janë të interesuar në qiradhënie. Nëse ata i sistemojnë shtëpitë e tyre në Airbnb dhe ka mjaftueshëm shtëpi, çmimet do të jenë të përballueshme”, ka thënë Chesky.

Airbnb është bërë partner i Olimpiadës më 2019

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...