24.5 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Kapet autori i djegies së një makine në Korçë, autori i bën rezistencë policisë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi dogji një automjet mëngjesin e sotëm.

Samuel Pengu u identifikua nga policia si autori i dyshuar i zjarrvënies së automjetit në pronësi të shtetasit G.S., në rrugën “Borsi Plumbi”.

Gjatë arrestimit 30-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj policisë në banesën e tij.

Pengu rezulton se është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Nuk dihet ende shkaku i djegies së makinës së shtetasit G.S., dhe po hetohet nëse shtetasit kanë pasur konflikte të mëparshme.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Zbardhet në kohë reale ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Boris Plumbi”, ku u dogj një automjet.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, autori i dyshuar i djegies së qëllimshme të automjetit, i cili bëri rezistencë ndaj shërbimeve të policisë, në banesë, në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij.

30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. P., 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje).

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...