25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Osmani pë vrasjen në veri: Grupet kriminale kishin armatime për 400 persona, disa të prodhuara në Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar.

Ajo tha se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërkaq, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin.

“Mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me SHBA-në, të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës. Fillimisht [vetëm me SHBA-në], unë mendoj se kështu është zgjidhja, të ulemi me partnerët tanë në SHBA, të prezantojmë para sekretarit amerikan të Shtetit [Antony Blinken] draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën [e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica] Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin [e shkruar] nga [këshilltari i lartë i DASH-it, Derek] Chollet dhe [i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel] Escobar që sqarojnë që një trup i tillë do të jetë një trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani.

Gjatë intervistës, Osmani foli edhe për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ajo tha se për të pasur sukses ky proces – që lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – duhet një përfshirje direkete të Uashingtonit.

“Unë nga fillimi e kam thënë që nuk shoh sukses pa përfshirjen direkte dhe pa rolin e udhëheqjes së SHBA-së në këtë proces. Këtë e dëshmon edhe historia. Në çdo proces në Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, në qoftë se SHBA-ja nuk e merr rolin udhëheqës është problem që të kemi sukses në të ardhmen”,
tha Osmani.

Presidentja sërish akuzoi Serbinë për “orkestrimin” e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ajo tha se armët që janë gjetur janë të njëjta që përdoren nga ushtria serbe.

“Plan i Serbisë, që ka qenë shumë më i madh sesa u realizua sepse ka qenë për një sulm të përmasave shumë më të mëdha sepse armatimi që është zënë ka qenë diku armatim për 400 persona”, tha ajo.

Osmani tha se pasi të përfundojnë hetimet dhe, siç u shpreh, të vërtetohet se Serbia ka gisht në këtë ngjarje, BE-ja duhet të vendosë masa të ashpra ndaj Beogradit.

Sa i takon sanksioneve që BE ka vënë ndaj Kosovës, Osmani tha se është një qasje totalisht e pabalancuar e cila e dëmton rëndë dialogun, sepse në çdo proces ndërmjetësimi, parimi bazik është ai i barazisë ndërmjet palëve, parim i cili është paraparë edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Ohrit.

Mirëpo, në qoftë se vazhdohet me këtë qasje të pabalancuar, ku Kosova duhet të vuajë masat e vëna nga BE për shkak të një veprimi, i cili ka qenë brenda territorit, Policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë, thjeshtë, ka kryer një detyrë të saj kushtetuese, gjë që, si presidente e vendit mendoj se është dashur të koordinohet me partnerët tanë në mënyrë që të jetë shumë më i suksesshëm, që të mos lëndohet besimi, por megjithatë është veprim brenda territorit tonë, në përputhje me Kushtetutën tonë”, ka thënë Osmani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT