22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Kryeministri kroat dënon sulmin në veri të Kosovës: Pse Lajcak nuk ndëshkon Serbinë

Kryerministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama nga Zagrebi, dënoi sulmin me armë në veri të Kosovës një javë më parë.

Ai u shpreh se këto sulme erdhën nga grupe të strukturuara dhe incidenti ishte shumë serioz. Sipas tij, BE-ja duhet të reagojë fort në mbështetje të institucioneve të Kosovës në mënyrë që incidente të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Kryeministri kroat gjithashtu u shpreh se Lajcak duhet të propozojë ndëshkime për Serbinë, ashtu siç propozoi sanskione për Kosovën disa muaj më parë.

Andrej Plenkovic:

Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij konteksti. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojmë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe. Ajo çfarë i jeni referuar ju një numër i caktuar vendesh bëhet fjalë përmasa të cilat KE mund ti ndërmarrë për Serbinë, siç janë marrë masa ndaj Kosovës. Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...