22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Rama për Serbinë: Të merren masa pa humbur kohë, është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq

Kryeministri Edi Rama i shikon si të pajustifikueshme veprimet shtetit serb gjatë situatës në veri, i cili heroizoi personat që vranë efektivin e Kosovës.

Rama kërkon që në vend të një hetimi, duhet të merren masa të menjëhershme, pasi veprimet e mësipërme janë faktet e mjaftueshme që Serbia të sanksionohet.

Edi Rama:

Çfarë do të prisnim nga hetimi ndërkombëtar, që është shumë mirë të bëhet dhe në fund mund të japë ndonjë element më shumë. Ndërkohë pa pasur nevojë për një hetim, kemi faktin që nënvizuam së bashku me kryeministrin. Kemi krimin vrasjes së një efektivi të policisë dhe heroizimin e atyre që morën pjesë në vrasje. Në aspektin kriminalistik policor, hetimi ndërkombëtar sjell ndonjë element plus, por në aspektin politik të një shteti në raport me disa vlera të kësaj Europe që i përkasim, kjo është qartësisht e mjaftueshme, që minimalisht ato masa të cilat komisioni mund të marr pa nevojën e konsensusit mes vendeve anëtare, të ishin marrë menjëherë. Duhet të merren pa humbur kohë, është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq. Fati i një procesi që kërkon në radhë të parë, një qëndrim të vijueshëm të drejtë dhe të shpejtë të vetë BE-së, që është dhe ura e një dialogu që në asnjë mënyrë nuk të dështojë. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për t’i hedhur këto hapa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...