10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Greqia vendos të hapë kufijtë për turistët duke nisur nga 19 Prilli

Pas shumë kohësh e mbyllur, Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, duke nisur nga e hëna, 19 Prill. Kështu nuk do të ketë një karantinë të detyruar për vizitorët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-ja, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara.

Udhëtarët nga këto vende do të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 ose test molekular negativ PCR të 72-orëve të fundit. Ndërkohë që do duhet të përshtaten me kushtet e lock-down të zonës përkatëse, ku do vendosen.

Fluturimet për pasagjerët që nuk detyrohen me karantinë 7-ditore, do lejohen drejt aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Chania, Rodhos, Kos, Mikonos, Santorini, Korfuz dhe dy pika kufitare tokësore.

Në fuqi mbetet akoma vendimi për udhëtarët nga Shqipëria. Konkretisht, lejohet hyrja në territorin grek vetëm nga kufiri tokësor me Kakavijën, për disponuesit e lejes së qëndrimit apo personat me shtetësi greke, banorë të Shqipërisë, të cilët paraqesin dokumenta vërtetuese të arsyes madhore, për të cilën duhet të vizitojnë Greqinë.

Greqia, që doli nga një krizë financiare një dekadë përpara pandemisë, e konsideron hapjen e sektorit të turizmit si të domosdoshëm për sektorin kyç në rritjen ekonomike, turizmin.

“Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj”, i tha dje Reuters zyrtari lartë i ministrisë së Turizmit në kushte anonimiteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...