30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Proçesi i Berlinit/ Ministrja gjermane: “Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në konferencën për shtyp pas Ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, u ndal edhe te sulmi më 24 shtator në Banjskë.

Ministrja gjermane tha se sulmi në veri ishte nga një bandë terroristësh të armatosur teksa i bëri thirrje Serbisë që ta hetojë.

Ndërkohë shtoi se situata vijon të jetë e tensionuar.

“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së forcave ushtarake, e kanë nxehur më tepër situatën. Presim prej qeverisë serbe që të çojë para proceset hetimore dhe të kontribuojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar, sa është rritur prania e KFOR. qëndrojmë vigjilentë. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.

Nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveçse të angazhohen në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”- tha ajo.

Sakaq Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili udhëhoqi punimet e këtij ministeriali, vlerësoi se Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla kryesore.

“1. Perspektiva evropiane, 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit. Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen. Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE. Energjia dhe transporti janë dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët. Masa që përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim në BE”, theksoi Hasani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...