11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e të rriturve”, UEFA lejon të rinjt rus te luajnë në turne

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, njoftoi të mërkurën se do t’i lejojë ekipet e djemve dhe vajzave të Rusisë nën moshën 17-vjeçare të luajnë në turnetë e futbollit ndërkombëtar.

Javën e kaluar, UEFA – organi qeverisës i futbollit evropian, e mori vendimin e njëjtë për klubet e të rinjve të Rusisë.

Kjo me kusht që këto ekipe të luajnë nën emrin ‘Unioni i Futbollit i Rusisë’, e jo Rusia, dhe pa flamur kombëtar, pa himn kombëtar, pa fanellën dhe pajisjet e tyre zyrtare, por me ngjyra neutrale”, tha FIFA në një komunikatë.

Ekipeve nga Rusia iu ndalua pjesëmarrja në garat e ekipeve kombëtare në nivel ndërkombëtar, kur Rusia e pushtoi Ukrainën.

Kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, UEFA vendosi t’i pezullojë të gjitha ekipet ruse – kombëtare apo klube – nga pjesëmarrja në garat e saj.

Por javën e kaluar, UEFA tha se “fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime për të cilat përgjegjësi kanë ekskluzivisht të rriturit”, dhe se ekipet nën moshën 17-vjeçare të Rusisë do të pranohen prapë në garat e saj “gjatë këtij sezoni”.

Federata e Futbollit e Ukrainës i bëri thirrje UEFA-s ta rishqyrtojë vendimin dhe tha se nuk do të luajë në turnet ku marrin pjesë ekipet ruse.

Po ashtu, Anglia, Norvegjia, Suedia dhe Danimarka thanë se ekipet e tyre nuk do të luajnë kundër Rusisë, pavarësisht vendimit të UEFA-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...