21.9 C
Tiranë
Wednesday, July 1, 2026

Udhëtonte me 10.5 kg kanabis në makinë/ Arrestohet 48-vjeçari nga Pogradeci

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Një 48-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi në automjetin ku po udhëtonte policia ka gjetur 10.5 kg kanabis. Kjo sasi, u gjend në makinën tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V.

Policia njofton se droga sasia e gjetur, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kap duke transportuar 10.5 kg lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...