27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Bardhi komenton përjashtimin nga Basha: E ka shpallur “non-grata” anëtarësia

Gazment Bardhi sqaroi temat që u diskutuan në tryezën e opozitës parlamentare. Çështje kryesore ishte rezoluta për Kosovën, ku Bardhi akuzoi mazhorancën se nuk ndahen dot nga qëndirmi i Serbisë për ngjarjet e 24 shtatorit.

“Nuk ka dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët se PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës. Nuk pranon që të identifikojë përgjegjësit real të situatës së krijuar më 24 shtator. Grupi i PD me vullnet të plotë jemi të unifikuar, ka bërë çdo përpjekje për të pasur një rezolutë të përbashkët. PS-ja të heq dorë nga qëndrimi i Serbisë dhe të mbështesim Kosovën. Kjo ka qenë çështja themelore e mbledhjes së grupit parlamentar”, tha Bardhi.

Sa i përket vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga partia, Bardhi u shpreh se duhet marrë me të qeshur.

Sipas tij, Basha është përjashtuar nga PD-ja me vendim të anëtarësisë dhe nuk ka turpërim më të madh se ky. Basha thjesht e vetëm po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga 2 katet e kullës që ka përfituar.

“Merreni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim e ndihmon që 2 katet e kullës mos t’i shohin njerzit le t’i marrë. Katet janë aty, letrat janë aty.

Nuk i doli aleanca e kullave, mendoi se do bënte aleancën e të përjashtuarve. Basha është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të një partie, për një ish-kandidat kryeministër se të shpalli non-grata anëtarësia e një partie”, u shpreh Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...